Kthehu lart

Zhegrova: Do të tentoj ti shënoj Ishujve Faroe

Zhegrova: Do të tentoj ti shënoj Ishujve Faroe GazetaExpress

Edon Zhegrova ka folur pas ndeshjes kundër Maltës, duke thënë se ai është ndier shumë mirë me pritjen e tifozëve në Prishtinë

Edoni ishte i pafat sonte pasi që dy herë nuk arriti që të shënoi dhe goditi shtyllën, një gjë që ai e pranon por që thotë se më e rëndësishme për të ishte fitorja.

Zhegrova goditi shtyllën në minutën e 43’të te pjesës së parë, ndërkaq në pjesën e dytë ai mund të shënonte në minutën e 59’të, por portieri maltez arriti ta devijoi topin në shtyllë.

“Normalisht pak i pafat, por tri pikë ishin të rëndësishëm për ne. Të gjithë futbollistët kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes.

Ai ka thënë po ashtu se ndihet i lumtur që Challandes i ka dhënë mundësinë për të startuar sonte. Zhegrova luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

“Normalisht, për mua si një 19 vjeçar ishte një ndjenjë e mirë që trajneri ma dha këtë mundësi. Unë e kam shfrytëzuar këtë dhe kam dhënë maksimumin për Kosovën, ashtu sikurse bëj gjithmonë”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Zhegrova i ka falënderuar edhe tifozët, të cilët sot pas çdo prekje të topit të tij, thoshin “ole”.

“I falëndëroj të gjithë tifozët të cilët sa herë luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kanë përkrahur kaq shumë”.

Ndërkohë, Zhegrova ka thënë se nëse luan kundër Ishujve Faroe do të tentojë të shënojë gol. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Tetor 2018 23:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera