Kthehu lart

Zhdrella: Në Prishtinë për trofe

Zhdrella: Në Prishtinë për trofe GazetaExpress

Mentor Zhdrella tashmë ka nisur të mendoj për sezonin e ri. Ai synon që me Prishtinën ta fitoj titullin e Kampionit.

Skuadra e Prishtinës ka bërë një përforcim të madh. Bardhekaltrit kanë nënshkruar kontratë njëvjeçare me lojtarin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrellën.

Ky i fundit ishte pjesë e Partizanit, por është larguar vetëm pas disa javëve për shkaqe familjar. Megjithëkëtë, Zhdrella tashmë ka nisur të mendoj për sezonin e ri, ku synon që me Prishtinën ta fitoj titullin e Kampionit.

“Sa kam qëndruar në Partizan kam kaluar shumë mirë, por për shkaqe personale jam kthyer në vendlindje. Prishtina është klubi më i madh në vend, është normale të jem pjesë e saj”, ka deklaruar ish anëtari i Hysit, Dritës dhe 2 Korrikut.

“Grumbulli i futbollistëve është cilësor dhe do të jemi skuadër shumë e fortë e shpresoj të grumbullojmë sa më shumë shikues dhe me lojë të pëlqyer për ta, të kurorëzojmë edhe me trofe”, ka thënë katër herë futbollisti më i mirë i Kosovës, Mentor Zhdrella.

Kurse, Prishtina është përforcuar edhe me Fisnik Ramadanajn e Visar Zogianin, ndërsa ka vazhduar kontratat edhe me Gentrit Begollin e Liridon Lecin

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Korrik 2014 08:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera