Kthehu lart

Zbulohet lëndimi i Milot Rashicës!

Zbulohet lëndimi i Milot Rashicës! GazetaExpress

​Milot Rashica ka probleme me shpin, por nuk pritet të mungojë gjatë.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer duke shënuar dy gola në fitoren prej 3-0 të Werder Bremen ndaj Augsburgut, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi.

Tani mediat gjermane kanë raportuar se 22-vjecari ka probleme me shpin, por nuk pritet të mbetet shumë gjatë jashtë fushave.

Madje, në një postim në Instagram, duke shprehur gëzimin për fitoren dhe golat, Rashica shkroi “shihemi ndeshjen e radhës”, një mesazh që nënkupton se talenti i Kosovës do të kthehet shumë shpejt. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Shkurt 2019 23:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera