Kthehu lart

​ Ylli i PSG-së: Ne mund ta ndalim Pogban

​ Ylli i PSG-së: Ne mund ta ndalim Pogban GazetaExpress

Paul Pogba ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë kohës së fundit për Manchester Unitedin, mirëpo Julian Draxler beson se skuadra e tij mund ta mbajë francezin të heshtur në ndeshjen mes tyre.

Kampioni francez i shkon mysafir Manchester Unitedit, në Old Trafford, sonte në orën 21:00, për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Fitorja me rezultat 3:0 kundër Fulhamit ishte triumfi i dhjetë nga gjithsej 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat që kur Ole Gunnar Solskjaer u emërua në vend të Jose Mourinhos në pozitën e trajnerit, më 19 dhjetor.

Pogba ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në ringjalljen e “Djajve të kuq”. Dy golat e shënuar në ndeshjen kundër Fulhamit bën që ai t’i ketë shënuar plot 11 këtë sezon, rekordi i tij më i mirë në karrierë.

“Manchester Unitedi ka disa lojtarë të mrekullueshëm, veçanërisht në mesfushë me Pogbën dhe [Nemanja] Maticin. Ata do të jenë kyç në ndeshje. Por, edhe ne kemi shumë cilësi të mira”, ka thënë Draxler.

“Ne mund ta bëjmë këtë. Ne e ndalëm Pogbën nganjëherë në ndeshjet mes Francës dhe Gjermanisë. Do ta shohim se çfarë do të bëjë ai. Ai mund të bëjë gjithçka, por ne kemi lojtarë mjaftueshëm të mirë për ta ndalur Pogban”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 09:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera