Kthehu lart

Xhudoja kosovare ia mësyn Olimpiadës me pesë përfaqësues

Xhudoja kosovare ia mësyn Olimpiadës me pesë përfaqësues Autori: Moral Pozhegu GazetaExpress

Viti 2019 konsiderohet si tepër i rëndësishëm për xhudon kosovare

Driton Kuka është i vendosur për ta kërkuar kualifikimin në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio në vitin 2020 me një ekip prej pesë garuesve, shkruan Gazeta Express.

Në Olimpiadën e vitit 2016 Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi ishin reprezentueset e vetme kosovare që kishin shkuar me normë të fituar në Rio.

Atje Majlinda e pati bërë mrekullinë, duke e fituar medaljen e artë olimpike, të parën për Kosovën.

Por, trajnerit të njohur kosovar i janë shtuar ambiciet.

Kuka i ka thënë Gazetës Express se viti 2019 do të jetë tepër i rëndësishëm për ekipin kosovar të xhudos, i cili përmes garave të mëdha ndërkombëtare që do të mbahen gjatë këtij viti, do të kërkojë pikë olimpike për pesë garues.

“Viti 2019 është vit paraolimpik. Andaj, ky vit është i rëndësishëm duke e marrë parasysh kualifikimin në Olimpiadë. Do të jetë një sfidë e vështirë dhe shumë e gjatë. Por ne po punojmë shumë seriozisht dhe me përkushtim të madh që të mbesim në nivel të lartë”, ka thënë Kuka për Express.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova janë vetëm disa nga emrat e njohur që pritet t’i shohim në Olimpiadën e ardhshme, por aty diku është edhe Loriana Kuka.

Pa dyshim, Majlinda mbetet akoma shpresa më e madhe e Kosovës për një tjetër medalje olimpike, ndonëse kohëve të fundit e pengonte një lëndim, transmeton Gazeta Express.

“Majlinda është rikthyer dhe po vjen forma optimale e saj. Ky vit do të duhej të jetë viti i saj në mënyrë që të kulmojë atje ku kemi nevojë më së shumti, në Tokio. Ekipi ynë është rritur dhe kemi garues të që po arrijnë rezultate, siç po bën Erza. I kemi 20 apo 25 garues me potencial të madh”, ka shtuar ai.

Kuka me ekipin e tij të xhudos ia ka sjell Kosovës rezultatet më pozitive nga arena ndërkombëtare. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 20:20
    Autori: Moral Pozhegu

    Komentet

    Të tjera