Kthehu lart

“Unë dhe Mourinho jemi njerëz të mirë”

“Unë dhe Mourinho jemi njerëz të mirë” GazetaExpress

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ai dhe Jose Mourinho janë njerëz të mirë përpara takimit të tyre të dielën në derbin e Mançesterit.

Mourinho dhe Guardiola njihen për rivalitetin e tyre, që nga koha kur Guardiola ishte trajner i Barcelonës e Mourinho i Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo që prej se këta të dy drejtojnë Cityn dhe Unitedin, marrëdhënia mes tyre është përmirësuar.

“Në fund të fundit të dy jemi njerëz të mirë, më shumë sesa mendoni”, ka thënë Guardiola.

Guardiola do të takohet me Mourinhon të dielën në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

Mourinho pas fitores që mori në Torino ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas ndeshjes iu drejtua tifozëve të “Zonjës së Vjetër” duke i provokuar ata, dhe pastaj ka marrë kritika të ndryshme për gjestin e bërë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Nentor 2018 18:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera