Kthehu lart

Tuchel: Duhet të kemi kujdes nga Pogba

Tuchel: Duhet të kemi kujdes nga Pogba GazetaExpress

​Tuchel i frikësohet Pogbas dhe beson se Manchester Unitedi është skuadër që prodhon shumë gola.

Trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League me Manchester Unitedin.

Tuchel është i vetëdijshëm për vështirësitë që skuadra e tij do t’i hasë në “Old Trafford”, sidomos pas mungesave të Munier, Cavani e Neymar.

Ai ka lavdëruar Unitedin, teksa i paralajmëroi të tijtë për Pogban.

“Pogba është lojtar i shkëlqyer. Ai është lojtar i rëndësishëm, shumë vendimtar dhe i rrezikshëm në zonë”, u shpreh Tuchel.

“Manchester United është skuadër që shënon shumë. Do të jetë sfidë e madhe nesër në Old Trafford”.

“Por, mos harroni, kundër Liverpoolit kemi treguar se cfarë jemi në gjendje të bëjmë”, shtoi mes tjerash Tuchel. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 21:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera