Kthehu lart

Tronditet bota e futbollit/ Vritet me armë zjarri futbollisti

Tronditet bota e futbollit/ Vritet me armë zjarri futbollisti GazetaExpress

Ish-futbollisti i Saint-Etienne, William Gomis është gjetur i vrarë me armë zjarri, ka konfirmuar klubi francez.

Gomis u largua nga Saint-Etienne këtë verë, pas 5 vitesh, ndërsa bënte pjesë te ekipi rezervë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mediat lokale shkruajnë se bëhet fjalë për një konflikt me armë, ç’ka çoi në vdekjen e menjëhershme të Gomis.

Në skenën e krimit janë gjendur 24 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa mendohet se nga incidenti ka humbur jetën edhe një 14-vjeçar.

Klubi shkruan në faqen e tyre zyrtare:

AS Saint-Étienne ka marrë lajmin e hidhur të vdekjes tragjike të William Gomis, mbrëmjen e shkuar. Gomis gëzonte respektin e të gjithëve në klub, ku ishte pjesë e jona prej moshës 15-vjeçare. Jemi tronditur të gjithë nga kjo fatkeqësi dhe u ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve të tij”

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shtator 2018 07:46
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera