Kthehu lart

Trajneri i Luiza Gegës shpërthen ndaj Qeverisë: Dhatë 1 mln euro të eliminuarëve, asnjë qindarkë për medalistët

Trajneri i Luiza Gegës shpërthen ndaj Qeverisë: Dhatë 1 mln euro të eliminuarëve, asnjë qindarkë për medalistët GazetaExpress

Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi ka folur për atleten shqiptare që po shkëlqen në garat në Amsterdam.

Sipas tij sporti i atletikës duhet mbështetur nga qeveria, konkretisht Luiza Gega. Hendeku ndërmjet futbollit dhe atletikës tashmë i qartë, pasi edhe pse 27-vjeçarja po shkëlqen në garat që po zhvillohen në Hollandë, nuk i është kushtuar fare rëndësi nga qeveria. Ndryshe nga Kombëtarja Shqiptare ku u pritën si heronj në Tiranë, për Luizën nuk është bërë asgjë, madje ajo s’ka një vend ku të stërvitet, duke bërë vrapin e nevojshëm vetëm në Parkun e Tiranës. Gega në vitin 2014 përfundoi në vendin e gjashtë në 1500 metra në “World Indoor Championship”, ku gjithçka që mori ishte vetëm një heshtje. Por tashmë ish-futbollisti Stërmasi sqaron këtë situatë të pakëndshme që ndodhet në sportin e atletikës, dhe konkretisht për Luiza Gegën. 

“Të marrësh para nga shteti duhet të jesh ndër pesë më të mirët…ajo doli në vendin e gjashtë. Po ku u renditew futbollistët tanë” pyet ai. Ministrja që mbulon sportin u takua me futbollistët, por ajo asnjëherë nuk u takua me Gegën, thotë Stërmasi. “Doja ti thosha asaj (ministres) nëse mendon që Gega nuk i meriton paratë, nuk ka asnjë problem, por vetëm duhet t’ia thoni. Ajo është atletja më e mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë”.

Luiza Gega stërvitej në stadiumin “Qemal Stafa”, por tashmë edhe ky vend nuk ekziston më pasi është shembur për t’i lënë vendin “Arenës Kombëtare” që do të ndërtohet.  Stavri Bello, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik në Shqipëri, përmbledh sfidën për njohjen e Gegës: “Politikanët duan imazhin dhe ndjekin atë lloj sporti që jus jell imazhin. Futbolli është një industri e rëndë”. Gega që po stërvitet për “European Athletics Championship”, prej shumë kohësh trajnohej në stadiumin e gjysëm të rrënuar në Shqipëri, “Qemal Stafa”, stadiumin më të madh. I ndërtuar në 1946, vrapuesit ankohen se sipërfaqa e tij u lëndon këmbët. Por ai kishte pistën e vetme atletike në Tiranë, në një qytet me rreth 1 milionë banorë. 

Më pas në Prill, vetëm katër muaj përpara Rio Olympics, Gega mësoi që ai do të shkatërrohej për të ndërtuar stadiumin e ri “Arena kombëtare”. Kryeministri Edi Rama u deklarua optimist se ai do të ishte “një ndër stadiumet më të bukura në Evropë”. Por për Gegën, aty ka një truk shumë të madh – nuk do të ketë një pistë atletike. Dhe ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se buldozerët do të vinin aty aq shpejt, përpara lojerave olimpike. “Jam trajnuar prej vitesh në atë stadium” thotë ajo. Gega, trajnohet në Korçë, një qytet 180 kilometra në juglindje të Tiranës. Qyteti që gjendet 900 metra mbi nivelin e detit, ka një nga dy pistat e vrapimit që kanë mbetur në Shqipëri. 

Gega, mbajtësja e rekordeve kombëtare nga 800 deri 10 mijë metra ka lindur në Durrës. Vajza e një guzhinieri dhe agronomisti, fitonte garat në shkollë por filloi të vraponte seriozisht kur ishte 14 vjeç. Gega, mbajtësja e rekordeve kombëtare nga 800 deri 10 mijë metra ka lindur në Durrës. Vajza e një guzhinieri dhe agronomisti, fitonte garat në shkollë por filloi të vraponte seriozisht kur ishte 14 vjeç. 13 vite më vonë, në 5 gusht, ajo do të jetë ndërmjet atleteve të para që do të hyjë në Rio Olympic Stadium dhe do të ngrejë flamurin shqiptar për ekipin e vogël që ka një çift notarësh, një atlete dhe një peshëngritës. Gega do të udhëtojë në Rio pa një psikoterapist, një nutrionist apo masazhator – gjë që është e pamundur të mendohet për emra të mëdhenj atletësh apo shumë nga konkurrentet e saj. Me shpenzimet e trajnerit të vet, ajo stërvitet në palestra locale, fitnese të ndryshme. Dhe sigurisht, vrapon në parqe. Pra nuk mbetët gjë tjetër veçse Luiza të shtrëngojë dhëmbët për t’u stërvitur, sepse kushtet për një stërvitje të mirëfilltë nuk ekgzistojnë më në Shqipëri. news sport.al 

 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Korrik 2016 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera