Kthehu lart

Toski befason të gjithë, nga Gjermania transferohet te Laçi

Toski befason të gjithë, nga Gjermania transferohet te Laçi GazetaExpress

Faton Toski, ish lojtari Eintracht Frankfurtit, është futbollist i ri i skuadrës shqiptare, Laçi

Laçi bën goditjen më të madhe në këtë afat kalimtar. Pas afrimit të disa brazilianëve, tashmë klubi ka siguruar shërbimet e një lojtari që vjen nga Bundesliga.

Faja është për mesfushorin kosovar, Faton Toski. Lojtari nga Gjilani, që ka luajtur me Bochumin dhe Eintrahtin e Frankfurtit në Gjermani, zyrtarisht është i bardhe zinjve, raporton Panorama Sport.

Ai ka nënshkruar dy vite kontratë me kurbinasit, ndërsa gjatë pasdites së djeshme ka dalë edhe në stërvitje.

Toski luan në qendër të mesfushës si dhe në krah të majtë të saj dhe pritet të jetë një element i vlefshëm për stafin teknik për sezonin e ri. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Gusht 2016 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera