Kthehu lart

Topi i Artë nuk është në fokus të Asensios

Topi i Artë nuk është në fokus të Asensios GazetaExpress

Marco Asensio konsiderohet si fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, mirëpo ylli i Real Madridi nuk e ka mendjen te ky çmim.

Ai ka thënë se nuk është i fokusuar te fitimi i Topit të Artë, duke thënë se fokus të vetëm i ka paraqitjet e tij, transmeton Gazeta Express.

“Topi i Artë? Në fund të fundit, më interesojnë paraqitjet e mia dhe nëse arrin çmimi, atëherë do të arrijë”, ka thënë Asensio.

“Do e shohim se çfarë do ë sjellë e ardhmja”.

Asensio i ka filluar pesë ndeshjet e Real Madridit në La Liga gjatë këtij stinori, dhe goli i tij i mbrëmshëm ndaj Espanyolit në Bernabeu, ia ka dhuruar tre pikë Kampionit të Evropës.

Spanjolli po ashtu e ka shprehur dëshirën e tij për numrin 10-të.

“Numri 10-të është një numër që më pëlqen, mirëpo atë e ka Luka Modrici. Në të ardhmen, do ta doja këtë numër”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shtator 2018 11:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera