Kthehu lart

Tifozët e PSG-së i kallin rrugët e Mançesterit

Tifozët e PSG-së i kallin rrugët e Mançesterit GazetaExpress

Tifozët e Paris Saint-Germainit janë duke u dëfryer nëpër rrugët e Mançesterit në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes skuadrës së tyre dhe Unitedit.

Manchester Unitedi është nikoqir i Paris Saint-Germainit në Old Trafford, në një ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që nis në orën 21:00, shkruan Gazeta Express.

Por, tifozët vizitorë nga Parisi nuk kanë humbur kohë dhe disa orë para ndeshjes, kanë vërshuar rrugët e Mançesterit duke ndezur fishekzjarrë dhe duke festuar.

Thomas Thouroude on Twitter

Le fameux brouillard anglais... #FootTrip #MUPSG @Co_Ultras_Paris @CanalSupporters https://t.co/cGR4s5F0kZ

Në video të publikuar në rrjetet sociale, atë shihen duke kërcyer dhe brohoritur nën zhurmën dhe tymin e mjeteve piroteknike.

Ndeshja e sotme është e para mes këtyre dy skuadrave në fazën e 1/8, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas dy jave në Paris. /Gazeta Express/    

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 18:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera