Kthehu lart

Teuta e Durrësit e “lodh” KB Bashkimin

Teuta e Durrësit e “lodh” KB Bashkimin GazetaExpress

KB Teuta e Durrësit e ka mundur me rezultat të thellë KB Bashkimin me rezultat 83:101

KB Bashkimi ka pësuar një humbje të thellë kundër KB Teutës, ku është mposhtur me rezultat 83-:101,  në kuadër të Ligës Ballkanike BIBL.

KB Bashkimi e fitoi vetëm një çerek në këtë ndeshje, derisa skuadra shqiptare tre të tillë.

Çereku i parë dhe i dytë përfundoi në të mirë të Teutës të cilët i fituan me rezultat 25:26 respektivisht 21:28.

Pjesëloja e dytë filloi më mirë për prizrenasit të cilët e fituan çerekun e tretë me rezultat 23:21, por në çerekun e fundit durrsaket dominuan dhe e fituan atë me rezultat 14:26.

Për mysafirët më të mirët ishin amerikani Wilson më 23 pikë dhe Hysenagolli 20 pikë.

Kurse për prizrenasit më i miri ishte Capps që shënoi pothuajse gjysmën e pikëve për KB Bashkimin, 40, Haney më 13 pikë. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Janar 2019 21:28
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera