Kthehu lart

Tenisti i njohur botëror tërhiqet nga sporti për këtë arsye

Tenisti i njohur botëror tërhiqet nga sporti për këtë arsye GazetaExpress

Ish-numri 1 në botë për meshkuj në tenis, britaniku Andy Murray, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti këtë sezon.

Këtë gjë ai synon ta bëjë pas grand slam të Wimbledon, në qershor, në vendlindjen e tij, por ka gjasa që kjo gjë të ndodhë më herët. Ndoshta që pas Australian Open.

“Kam shumë dhimbje, që nuk më lejon të stërvitem dhe të luaj rregullisht. Dëshira ime është që të tërhiqem pas Wimbledon, por nuk e din ë se jam i aftë të arrij deri aty duke luajtur. Ka shumë mundësi që ky grand slam në Melburn, të jetë i fundit që do të luaj”, tha Murray.

“Po tërhiqem, pasi dua të bëj gjërat normale në jetë, që ta vesh çorapen pa patur dhimbje. E kam shpinën shumë keq dhe mjeku që më operoi vjet e konfirmoi këtë gjë. Operacioni që bëra vjet nuk arriti të më ulë dhimbjet, ndaj nuk do të vazhdoj më të luaj”. /TeleSport/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 10:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera