Kthehu lart

Sulmuesi i Interit aksidentohet me makinë

Sulmuesi i Interit aksidentohet me makinë GazetaExpress

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është involvuar në një incident trafiku, me një grua e cila ka pësuar lëndime të lehta me biçikletë

Argjentinasi ju bashkua Nerazzurri nga Racing Club në verë, por është përdorur herë pas here nga Luciano Spalletti.

Sipas Gazzetta dello Sport, Martinez është përfshirë në një aksident në sheshin Buonarroti në Milan këtë mbrëmje.

Një grua 37 vjeçare është lënduar dhe është dërguar në spital pas përplasjes me Porsche Boxter të sulmuesit, por lëndimi i saj nuk mendohet se është serioz.

Martinez nuk është lënduar dhe policia lokale është duke e hulumtuar rastin e aksidentit. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 05 Dhjetor 2018 23:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera