Kthehu lart

Strakosha rikthehet te Lazio: Të kënaqur me Inzaghin

Strakosha rikthehet te Lazio: Të kënaqur me Inzaghin GazetaExpress

Thomas Strakosha është rikthyer sërish te Lazio pas një vit huazimi te Salernitana, dhe fati ka dashur që të gjejë sërish në drejtim, ashtu sikur luante më parë te të rinjtë Simone Inzaghin

Që nga Auronzo Di Cadore ku skuadra kryeqytetase po zhvillon përgatitjet parasezonale, portieri shqiptar ka folur për “Lazio Style Channel”, duke vlerësuar 40 vjeçarin që aktualisht mban postin e trajnerit të përkohshëm te Lazio.

“Jemi të gjithë të kënaqur”, është shprehur Strakosha, “Japim gjithçka, është e rëndësishme që kam rigjetur mister Inzaghin, pasi njeh vlerat dhe difektet tona, e di se ku duhet punuar. Inzaghi mund të rikompaktësojë grupin, por në fushë na takon ne që të bëjmë shumë më tepër se sa sezonin e kaluar”, – ka deklaruar Strakosha, shkruan Super Sport.

Duket qartë se portieri i shpresave është kthyer me premisa të mëdha te Lazio, ndërsa shpjegon dhe eksperiencën 12 mujore në Serinë B me Salernitanën duke u shprehur:

“Seria B është një kampionat i vështirë, por të bën më të pjekur. Kur ikën nga Lazio has vështirësi, por ishte një vit që më rriti shumë. Vështirësitë e mia në Serinë B kishin të bënin me gjetjen e ritmit pasi është një kampionat ku ka më shumë fizicitet dhe më pak cilësi”. – ka deklaruar Strakosha, i cili e ka mbyllur intervistën me fjalët se të gjithë që janë aktualisht në grumbullim me skuadrën i kanë cilësitë për të qëndruar dhe secilit i duhet të tregojë në stërvitje se sa vlen”.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Korrik 2016 09:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera