Kthehu lart

​Solskjaer e lavdëron Mourinhon: Ai do ta ketë të lehtë ta gjejë një punë të re

​Solskjaer e lavdëron Mourinhon: Ai do ta ketë të lehtë ta gjejë një punë të re GazetaExpress

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mendon se paraardhësi i tij në klubin anglez, Jose Mourinho, nuk do ta ketë të vështirë ta gjejë një klub të ri për ta drejtuar.

Portugezi u shkarkua më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit. Kjo humbje kishte bërë që “Djajtë e kuq” të mbesin 19 pikë larg Liverpoolit ende pa përfunduar pjesa e parë e sezonit, transmeton Gazeta Express.

Mourinho e kishte fituar titullin e EFL Cup dhe titullin e Evropa Ligës gjatë sezonin të tij të parë me Manchester Unitedit, para se të përfundonte në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, rezultatet e dobëta në sezonin e tretë dhe përleshje me yjet e skuadrës bënë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit dhe në vend të tij të emërohet ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer.

Megjithatë, Solskjaer mendon se Mourinho, i cili ka fituar tituj të rëndësishëm në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, do të ketë oferta nga klube të tjera së shpejti, pasi që beson se një trajner i mrekullueshëm si ai nuk do ta ketë të vështirë të gjejë punë.

“Po, pse nuk duhet t’i kthehet ai punës si trajner? Ai është një trajner i mrekullueshëm dhe me rezultatet që ka pasur gjatë karrierës së tij, nuk besoj se do ta ketë të vështirë ta gjejë një klub të ri”, ka thënë Solskjaer.

Për momentin, Mourinho është duke punuar si komentator në BeIN Sports, ku do të paguhet 67 mijë euro për çdo ndeshje që e komenton. Në paraqitjen e tij të parë në këtë medium, ai bëri të ditur se do të kthehet në punën e trajnerit, pasi që është ende shumë i ri. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Janar 2019 10:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera