Kthehu lart

"Sikur qeni im në park": Përgjigja e çuditshme e Pochettinos për ardhmen e Eriksenit

"Sikur qeni im në park": Përgjigja e çuditshme e Pochettinos për ardhmen e Eriksenit GazetaExpress

Mauricio Pochettino ka ofruar një analogji të çuditshme me qenin e tij, kur është pyetur për të ardhmen e Christian Eriksenit në Tottenham.

Pochettino e theksoi të premten rëndësinë për të mos i bërë presion Christian Eriksenit në përpjekje për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re me Totenhamin, duke e lidhur situatën e mesfushorit me lejimin e qenit të vrapojë i lirë në park, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Danimarkës, i cili iu bashkua klubit londinez nga Ajaxi në vitin 2013, i ka edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale me Spurs dhe ende nuk arritur marrëveshje për rinovimin e saj. 

Vonesat kanë nxitur spekulimet se ai mund ti bashkohet Barcelonës, por Pochettino nuk duket i shqëtësuar edhe pse ende nuk ka marrëveshje.

"Mbase ai nënshkruan javën e ardhshme apo muajt e ardhshëm, apo ndoshta ai dhe klubi janë duke pasur sfida dhe ëndrra të ndryshme", tha Pochettino.

"Ai është person shumë i veçantë. Duhet t'i japësh liri, si në fushë që s'mund ta fusësh në zonë. Sikur qenin tim, kur të shkosh në park, duhet t'i japësh liri dhe besim", shtoi ai./Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 23:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera