Kthehu lart

Shqipëria ia gjen hallin San Marinos, e mposht 3:0 (VIDEO)

Shqipëria ia gjen hallin San Marinos, e mposht 3:0 (VIDEO) GazetaExpress

Pas dy humbjeve nga Rumania e Hungaria, Kombëtarja e Shqipërisë mposhti 3:0 përfaqësuesen e cila ka vetëm një fitore ndërkombëtare në histori të saj.

Kombëtarja shqiptare në futboll ka arritur ta shënojë fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve përgatitore për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

‘Kuqezinjtë’ arritën të shënojnë fitore të lehtë 3:0 ndaj San Marinos, për ta realizuar fitoren e parë pas dy humbjeve rresht në tetë ditët e fundit.

Ishte mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj (28’), ai i cili realizoi golin e parë në këtë sfidë për Shqipërinë, teksa Armando Vajushi (32’) dhe Emiliano Vila (73’) shënuan dy golat tjerë për skuadrën e Gianni De Biasit.

Shqipëria paraprakisht u mposh nga Rumania dhe Hungaria në dy miqësoret e ditëve të fundit.

Ndryshe, San Marino vazhdon të jetë përfaqësuesja me vetëm një fitore në histori të saj nga plot 122 takime të zhvilluara. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 08 Qershor 2014 22:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera