Kthehu lart

​Shikojeni goditjen e Joshuas ndaj rusit në xhirim të ngadalësuar

​Shikojeni goditjen e Joshuas ndaj rusit në xhirim të ngadalësuar GazetaExpress

Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut dhe tani nëpër rrjete sociale është duke qarkulluar një video, ku shfaqet goditja e nokautit në xhirim të ngadalësuar, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Joshua do t’i marrë plot 22 milionë euro, ndërsa Povetkini do t’i përfitojë 6.5 milionë euro.

35-vjeçari rus nuk ka pësuar asnjëherë humbje me nokaut, deri sonte në meçin e zhvilluar në stadiumin e Wembleyt, të cilin e fitoi Joshua. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Shtator 2018 09:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera