Kthehu lart

Shijojini dy golat fantastikë të Rashicës me superkomentim arab

Shijojini dy golat fantastikë të Rashicës me superkomentim arab GazetaExpress

Nuk ka mundur të ndodhte ndryshe përveç se Milot Rashica t’i ndizte komentatorët gjatë transmetimit të ndeshjes mes Werder Bremenit dhe Augsburgut të dielën në Bundesligë.

Anësori i Kosovës, Milot Rashica shënoi dy gola shumë të bukur në fitoren 4:0 kundër Augsbugut në Weserstadion, shkruan Gazeta Express.

Ai e shënoi golin e parë në minutën e 5-të, para se të realizonte përsëri rreth 20 minuta më vonë, një tjetër gol edhe më të bukur se të parin, i cili natyrisht se i ka lënë mbresa edhe komentatorit të beIN Sprts në gjuhën arabe.

Megjithatë, Rashica u detyra fatkeqësisht ta braktisë fushën pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, për shkak të dhimbjeve në shpinë.

Ky ishte goli i katërt i kosovarit në 13 paraqitje në Bundesligë me Bremenin. /Gazeta Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 08:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera