Kthehu lart

Shënoi dhe festoi si Dybala, mësohet pse e bëri këtë Ronaldo

Shënoi dhe festoi si Dybala, mësohet pse e bëri këtë Ronaldo GazetaExpress

​Shënoi gol të bukur me kokë dhe festoi si Dybala, Ronaldo është sensibilizuar me shokun e tij të skuadrës.

Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje – mori pjesë të goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë dhe asistoi për atë të tretë.

Në momentin kur shënoi për 2-0, ai festoi në stilin e shokut të tij të skuadrës, Paulo Dybala, në shenj solidarizimi për situatën e vështirë që po kalon te “Zonja e Vjetër”, por edhe duke i dhënë sinjale Allegrit se dëshiron të luajë me 25-vjecarin.

Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio, për “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, sfidë të cilën e fitoi Juventusi 3-0.

“Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur”, u shpreh Di Canio.

“Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë”.

“Lind pikërisht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, shtoi mes tjerash Di Canio.

25-vjecari, Dybala, ka bërë 20 paraqitje në Serie A dhe ka realizuar vetëm 2 gola – statistika zhgënjyese për një lojtar të kalibrit të tij. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 23:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera