Kthehu lart

Serbët bombardojnë me komente: Shqiptarët na dhanë leksione se si luhet futbolli

Serbët bombardojnë me komente: Shqiptarët na dhanë leksione se si luhet futbolli GazetaExpress

Mediat serbe mbrëmë gjatë ndeshjes që u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë, në mes të Zvicrës dhe Serbisë, aty ku u shënuan dy gola historikë nga dy kosovarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, reaguan në shumë forma. Por, në lajmet e publikuara në mediat serbe, kishte edhe komente mjaftë të çuditshme të serbëve

Komente të shumta kanë vërshuar mbrëmë lajmet e postuara nga mediat serbe, kur raportohej për golat e dhëna nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Express.

Një prej komentuesve serb ka shkruar: Flisni ju çka të doni, ky Shaqiri po luan me ne.

Shumica e komenteve nga serbët janë se lojtarët me prejardhje nga Kosova u kanë dhënë shkollë lojtarëve të Kombëtares së Serbisë.

Ky Shaqiri po u jep mësim futbollistëve të Serbisë se si luhet futbolli”.

Shqiptarët na përjashtuan, e ju merruni me llafe”, shkruajnë serbët./Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Qershor 2018 10:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera