Kthehu lart

“Scholes është më i miri lojtar që kam luajtur”

“Scholes është më i miri lojtar që kam luajtur” GazetaExpress

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick ka thënë se Paul Scholes është lojtari më i mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij, edhe pse bashkëlojtar për të ishte edhe Cristiano Ronaldo në “Old Trafford”.

Carrick, tani është asistent i Jose Mourinhos, e ka ngritur më lart Scholes, mbi Ronaldon, Wayne Rooney dhe Ryan Giggsin, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë them Scholes, sepse ai ka qenë gjithmonë afër meje, dhe si një partner, ka qenë fantastik për të luajtur”, ka thënë Carrick.

“Ne kishim lojtarë të shkëlqyer, por gjithmonë them për Scholes”.

Ai është pyetur edhe për kundërshtarin më të vështirë që e ka pasur, anglezi ka thënë: “Është Lionel Messi”.

“Seedorf po ashtu kur ka luajtur për Milanin, Busquets, Iniesta dhe Xavi, një grup i mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Tetor 2018 18:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera