Kthehu lart

Sarri: Bakayoko mund të largohet

Sarri: Bakayoko mund të largohet GazetaExpress

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka konfirmuar se synimi i Milan, Tiemoue Bakayoko mund të largohet në huazim por “për këtë mediat duhet ta pyesin klubin”

Mesfushori besohet se është pranë një kalimi të përkohshëm tek kuqezinjtë dhe italiani është pyetur për largimin e mundshëm të tij në konferencën për shtyp që u mbajt para ndeshjes kundër Huddersfield.

“Mendoj se skuadra është shumë e madh”, ka pranuar Sarri.

“Kështu që mendoj se disa lojtarë mund të huazohet, por nuk e di kush për momentin. Preferoj që në skuadër të kem 23-24 lojtarë dhe 3-4 lojtarë të rinj. Jo më shumë”.

“Bakayoko? Ndoshta, nuk e di për momentin. Ndoshta. Por, për këtë duhet të pyesni klubin. Unë mendoj vetëm për ndeshjen”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 16:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera