Kthehu lart

Rrokadë te Besa, Shoshi zëvendëson Ramën

Rrokadë te Besa, Shoshi zëvendëson Ramën Valdet Hasani Autori: Valdet Hasani GazetaExpress

Miftar Rama ka dhënë dorëheqje nga Besa. Ndërsa, ekipi pejan trajner të ri e ka emëruar Valdet Shoshin

Në shtabin teknik të skuadrës së Besës është bërë një rrokad. Trajneri i deritanishëm i Besës, Miftar Rama ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga pozita. Ai këtë vendim e ka marrë të shtunën, derisa ia ka kumtuar kryesisë së klubit dhe futbollistëve.

“Kam vendosur të largohem nga pozita e trajnerit, pasi kam nevojë për pushim. E falënderoj kryesin e klubit dhe futbollistët”, ka deklaruar Rama për Express.

Ndërsa, klubi pejan menjëherë e ka gjetur trajnerin e ri. Ekipin pejan do ta drejtoj Valdet Shoshi, i cili edhe në të kaluarën e ka udhëhequr këtë skuadër.

“Pas dorëheqjes së Ramës trajner të ri e kemi emëruar Valdet Shoshin. Nuk kemisaktësuar se për sa kohë do ta drejtoj ekipin trajneri i ri”, ka thënë kryetari i Besës, Shemsedin Muaxhiri për Express.

Besa e Pejës stinorin pranveror e ka përfunduar në vendin e shtatë me 26 pikë të tubuara. Kurse, ekipi pejan, të premten, u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi humbi nga Hajvalia në çerekfinale.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 02 Mars 2014 14:32
    Autori: Valdet Hasani

    Komentet

    Të tjera