Kthehu lart

Rivaldo: Ronaldo është dashur ta fitojë Topin e Artë

Rivaldo: Ronaldo është dashur ta fitojë Topin e Artë GazetaExpress

Sipas legjendës së Barzilit Rivaldo, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është dashur ta fitojë Topin e Artë.

Pas 10 viteve të dominimit të Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët morën nga pesë herë këtë çmim, mirëpo në këtë viti ishte Luka Modric ai që doli triumfues dhe mori Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

“Luka Modric pati një stinor të madh duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe duke ndihmuar Kroacinë që të shkojë deri në finale të Kupës së Botës, mirëpo nëse do të zgjedhja, do të votoja për Ronaldon”, ka thënë Rivaldo

“Portugezi shënoi shumë gola në stinorin e kaluar, e fitoi Ligën e Kampionëve dhe shënoi katër gola në Kupën e Botës, kështu që unë besoj se ai e meritoi këtë çmim më shumë se kushdo tjetër”.

“Dhe pastaj kemi Messin, i cili është dashur të jetë së paku në top-treshen”. /Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera