Kthehu lart

Rebic qëndron në Frankfurt

Rebic qëndron në Frankfurt GazetaExpress

Ante Rebic u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij nga Eintracht Frankfurt pasi që ai nënshkroi kontratë të re që e lidhë atë me gjermanët deri në vitin 2022.

Kroati ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, por për shërbimet e tij ishte interesuar edhe Manchester United.

Me gjithë ofertat finalisti i kupës së botës ka vendosur të qëndrojë në  Commerzbank-Arena, aty ku është duke luajtur që nga viti 2016 kur u transferua nga Fiorentina. /Gazeta Expres/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 15:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera