Kthehu lart

Reali me shumë vështirësi mposhti Real Sociedadin (Video)

Reali me shumë vështirësi mposhti Real Sociedadin (Video) GazetaExpress

Real Madridi ka marr tri pikë më shumë vështirësi në Santiago Bernabeu ndaj Real Sociedadit të cilën e mposhti me rezultat 3:1

Skuadra e Rafa Benitezit hasi në vështirësi që në fillim të ndeshjes para portës kundërshtare.

Në minutën e 42’të erdhi goli i epërsisë për Realin ku Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia. Teksa humbi një tjetër në minutën e 24’tër.

Me këtë rezultat shkuan skuadrat në pushim të pjesë së parë. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’të, Bruma shënoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka në Santiago Bernabeu.  

Megjithatë, në minutën e 68’të Cristiano Ronaldo shënoi sërish duke kaluar kështu Realin në epërsi me një gol të bukur, teksa për rezultatin përfundimtar shënoi Lucas Vsquez në minutën e 86’të të takimit, që njëherit ishte goli i parë për të me fanellën e Realit. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 30 Dhjetor 2015 17:49
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera