Kthehu lart

Real Madridi alarmohet nga lëndimet, pak ditë para ndeshjes në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi alarmohet nga lëndimet, pak ditë para ndeshjes në Kupën e Botës për Klube GazetaExpress

Real Madridi është alarmuar nga lajmet për lëndimet e lojtarëve para ndeshjes në Kupën e Botës për Klube në mesjavë.

Gareth Bale dhe Mariano janë momentalisht të lënduar, por në ndeshjen e të shtunës mbrëma ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, kampioni evropian i humbi edhe dy futbollistë tjerë si pasojë e lëndimeve: Karim Benzeman dhe Marco Asension, transmeton Gazeta Express.

Benzema u detyrua ta braktisë takimin në një çerek ore para fundit, pasi e ndrydhi nyjën e këmbës së djathtë, dhe u zëvendësua nga Vincius.

Tani, francezi është në dyshim për ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube.

Real Madridi do ta mbrojë titullin, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë të mërkurën, në gjysmëfinale ndaj Kashima Antlers.

Edhe Marcos Asensio e braktisi fushën i shqetësuar, pasi e kishte tërhequr muskulin në kofshe. Ai u zëvendësua nga Dani Ceballos në minutën e 70-të dhe u ul në stol me akull në këmbën e lënduar. Ka pas gjasa që ai të luajë ndaj Kashima Antlers. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 11:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera