Kthehu lart

Real Madrid, kampion i Spanjës pas pesë vjetësh

GazetaExpress

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17, që e mposhti 2:0 Malagan në xhiron e fundit në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo në minutën e dytë dhe Karim Benzema në minutën e 55’të shënuan për Los Blancos, duke ia dhuruar trofeun ekipit te Zidane.

Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, derisa ka pranuar 41.

Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Zinedine Zidane ka thyer rekorde të shumta në stolin e Real Madridit dhe në xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe një tjetër.

Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga.

Tashmë misioni është kompletuar dhe Real Madridi është i tëri në festë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Maj 2017 21:46
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera