Kthehu lart

Reagon Kosova, Rrahmani shënon gol të bukur me kokë dhe të parin për Kombëtaren (Video)

GazetaExpress

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Turqisë.

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Turqisë në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Ishte mbrojtësi, Amir Rrahmani, ai që shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 22’të, pas një asisti nga Valon Berisha.

Ky ishte goli i parë për Rrahmanin me fanellën e Kosovës, pas gjashtë paraqitjeve, i cili më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë e Gianni De Biasit.

Ky ishte goli i tretë për Kosovën që pas pranimit në UEFA e FIFA dhe i treti në këto kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Qershor 2017 21:09
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera