Kthehu lart

Prishtina fiton kundër Tiranës me rezultatin 3-1

Prishtina fiton kundër Tiranës me rezultatin 3-1 GazetaExpress

Tirana nuk është ende gati 100% për startin e kampionatit. Bardheblutë e kryeqytetit u mposhtën 1-3 nga Prishtina e Mirel Josës në miqësoren e zhvilluar në “Selman Stërmasi” të dielen, ku fatkeqësisht interesimi i tifozëve ishte i vogël.

24-herë kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë shumë të dobët, teksa brenda 25 minutave të para u ndëshkuan plot tri herë nga i njëjti autor, Korenica.

Golin e parë sulmuesi i Prishtinës e shënoi me 11-metërsh sapo nisi minuta e 10-të. Në të 20-tën përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes, duke i çuar shifrat në 2-0 dhe vetëm 5 minuta më vonë e tundi sërish rrjetën me një të majtë të bukur nga jashtë zonës.

Tirana ndryshoi marsh në pjesën e dytë, duke bërë disa ndryshime.

Në minutën e 49-të, Albi Doka këmbënguli në zonën, duke shkurtuar diferencën në 1-3, rezultat që nuk ndryshoi më, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të Tiranës në gjysmëfushën e Prishtinës. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 05 Gusht 2018 21:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera