Kthehu lart

Prezantohet filmi dokumentar i Canës, përlotet nëna e tij

Prezantohet filmi dokumentar i Canës, përlotet nëna e tij GazetaExpress

Në ambientet e “The Plaza Tirana” në kryeqytet u prezantua djr filmi autobiografik mbi jetën dhe karrierën e ish kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Një film i realizuar nga gazetari i Digitalb Andi Decka me mbështetjen e pakushtëzuar të platformës televizive të të gjithë shqiptarëve. Filmi i titulluar Lorik do të transmetohet fillimisht në skenat e kinemave dhe më pas do të vijë edhe në Digitalb.

Në prezantimin e filmit të Lorik Canës ishin të pranishëm shumë personazhe të rëndësishëm të shtetit shqiptar duke filluar nga kryeministri Edi Rama për të vazhduar me presidentin Ilir Meta, kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj apo edhe shumë personazhe të sportit ku spikaste presidenti i FSHF Armand Duka.

Fillimisht fjalën në këtë event special e mori kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili me deklaratat e tij bëri të përlotej edhe të ëmën e Lorik Canës.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit”.

“Loriku ka patur mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme, por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive”.

“Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr.

“Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund të arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj “çminim”. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”, u shpreh Rama. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 06 Dhjetor 2018 12:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera