Kthehu lart

Përfundon telenovela N’Zonzi, zyrtarizohet te Roma

Përfundon telenovela N’Zonzi, zyrtarizohet te Roma GazetaExpress

Roma ka zyrtarizuar kalimin e Steven N’Zonzi nga Sevilla për 26.65 milionë euro plus katër milionë bonuse me një kontratë që do të skadojë më 2022. “Gjithmonë dua ta përmirësojë lojën time”.

29 vjeçari kaloi testet mjekësore në Villa Stuart sot para se të përfundojë marrëveshjen e arritur me klubin e ri sonte.

Giallorossi e kanë konfirmuar me anë të një deklarate që operacioni i sjelljes se francezit në Romë kushtoi 26.65 milionë euro plus katër milionë të tjera bonuse, varësisht prej paraqitjes.

Lojtari pritet që të vesh fanellën me numër 42.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam lojtar i Romës”, tha ai për faqen e klubit.

“Gjithmonë kam dëshur të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi, por duhet ta jepesh më të mirë. Kështu që shpresoj që ta jap kontributin tim në klub, gjithashtu edhe përvojën”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Gusht 2018 21:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera