Kthehu lart

Për këtë arsye u largua Zidane nga Reali

Për këtë arsye u largua Zidane nga Reali GazetaExpress

Zinedine Zidane, i cili në mënyrë të befasishme u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit, vetëm pesë ditë pasi e kishte fituar Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar.

Zidane nuk u pajtua me presidentin e klubit, Florentino Perez, për të ardhmen e Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

“Zidane e bëri shumë të qartë kur vendosi largimin nga klubi”, ka thënë ish-presidenti i klubit, Ramon Calderon.

“Ai dëshironte ta mbante Ronaldon në skuadër dhe ta shiste Bale, dhe presidenti në fund e bëri gjen e kundërt. Zidane po ashtu dëshironte disa transferime tjera, dhe të shiste lojtarë të tjerë përveç Bale, mirëpo dëshirat e tij nuk u pranuan, kështu që ai vendosi të largohet. Dhe ai kishte të drejtë”.

Ronaldo u largua nga Reali gjatë verës për 112 milionë euro për të kaluar në Juventus, kurse Zinedine Zidane ende është i pa punë, pas fitimi të tri Ligave të Kampionëve radhazi. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 12:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera