Kthehu lart

Pamje: Henry Cejudos i duhen vetëm 32 sekonda për ta mposhtur Dillashawin

Pamje: Henry Cejudos i duhen vetëm 32 sekonda për ta mposhtur Dillashawin GazetaExpress

Vetëm 32 sekonda i janë dashur amerikanit Henry Cejudo që të mposhtë me “KO” rivalin e patriotin e tij TJ Dillashaw, duke mbrojtur titullin kampion bote në artet marciale mikse në peshën “flyweight” (pesha flutur, 53-57kg).

Dueli i vlefshëm për UFC Brooklyn, u mbyll shumë shpejt, që në raundin e parë, ku ndoshta në këtë fakt ndikoi edhe ndërhyrja e shpejtë e gjyqtarit.

Gjithsesi, kjo mbetet një nga fitoret më të shpejta me "KO" në historinë e UFC-së.

Gjithsesi, në ato 32 sekonda duel, Cejudo masakroi rivalin e tij, duke mbrojtur për herë të parë titullin kampion bote të këtij Divizioni, të cilin e pat fituar në gusht të vitit të kaluar, ndaj Demetrious Johnson. 

Dy suksese këto që e rendition Cejudo si një ndër sportistët më të mirë të kësaj peshe, me 14 fitore dhe vetëm 2 humbje në UFC.

Dillashaw duket se nuk ishte në formë, pasi ai vinte nga një kategori peshe më e lartë.

TJ Dillashaw, kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-63kg), synonte të shpallej kampion bote në dy Divizione njëkohësisht, por dështoi t’ia dilte mbanë. 

Madje UFC synonte që pesha “flyweight” të mbyllej përgjithnjë, por suksesi i Cejudo do të thotë se mund të kemi një revansh mes dy sportistëve, ashtu sikurse ata deklaruan pas kësaj sfide.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 20 Janar 2019 09:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera