Kthehu lart

Një muaj pa i mbushur 52 vjet, e vazhdon kontratën me klubin e tij

Një muaj pa i mbushur 52 vjet, e vazhdon kontratën me klubin e tij GazetaExpress

Për Kazuyoshi Miura mosha është pengesa e fundit për t'ia parandaluar atij shijimin e futbollit profesionit.

Kazuyoshi Miura ka nënshkruar kontratë të re me Yokohama FC, vetëm një muaj pa i mbushur 52 vjet, transmeton Gazeta Express.

"Mendoj se dua të ballafaqohem me futbollin dhe të shkoj në stërvitje çdo ditë me fuqi maksimale", tha Miura.

Sulmuesi japonez është duke e vazhduar karrierën e tij të shquar, që e nisi në vitin e largët 1986. Tani, ai luan për Yokohama, skuadrën që bën gara në nivelin e dytë të futbollit japonez.

Ai shkroi historinë kur u bë lojtari i parë japonez që luan në Serie A, duke e veshur fanellën e Genoas në sezonin 1994-95. 

Miura luan për Yokohama që prej vitit 2005, kur ishte 38 vjeç. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 20:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera