Kthehu lart

Ndërkombëtarizohet Federata e Peshkatarisë

Ndërkombëtarizohet Federata e Peshkatarisë GazetaExpress

Federata e Peshkatarëve të Kosovës (FPK) është pranuar të shtunën në Konfederatën Botërore të Peshkimit Sportiv C.I.P.S,

Federata e Peshkatarëve të Kosovës (FPK) e ka marr një lajmët ë mirë. FPK është pranuar të shtunën në Konfederatën Botërore të Peshkimit Sportiv C.I.P.S, që u mbajt në San Marino.

“Jemi mjaft të lumtur për vendimin që u mor. Urime Kosovës dhe të gjithë anëtarëve të peshkimit sportiv”, ka thënë Arianit Sllamniku, kryetari i FPK-së,

Pro pranimit të Kosovës ishin 28 vota, 27 abstenuan dhe nuk kishte asnjë votë kundër, përfshirë këtu edhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Peshkatarët do të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet sportive, por nuk kanë të drejtë vote, derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 05 Prill 2014 16:56
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera