Kthehu lart

NBA: Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry shkëlqen

NBA: Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry shkëlqen GazetaExpress

Në fitoren e Golden State Warriors, 146-109, ndaj Çikago Bulls, Stephen Curry u ngjit në “podiumin” e të gjitha kohërave për 3-pikëshat që realizoi. Ndërkohë, shkëlqeu edhe Klay Thompson në gjysmën e parë të ndeshjes për Warriors.

Curry e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 8 asiste dhe 5 kërcime, duke qenë tashmë i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së. Në këtë “stacion” të garës, Golden State i dorëzoi Chicago Bulls humbjen e gjashtë radhazi.

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e së premtes në NBA, për ndeshjet e 11 janarit:

Washington Wizards - Milwaukee Bucks 113-106

Atlanta Hawks - Philadelphia 76ers 123-121

Toronto Raptors - Brooklyn Nets 122-105 |

Indiana Pacers - Nju Jork Knicks 121-106

Dallas Mavericks - Minnesota Timberwolves 119-115

Houston Rockets - Cleveland Cavaliers 141-113

Portland Trail Blazers - Charlotte Hornets 127-96

Utah Jazz - Los Angeles Lakers 113-95

Golden State Warriors - Çikago Bulls 146-109. /TeleSport/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 09:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera