Kthehu lart

Nasri: Nuk kam asgjë përveçse dashuri ndaj Arsenalit

Nasri: Nuk kam asgjë përveçse dashuri ndaj Arsenalit GazetaExpress

Samir Nasri ka zbuluar se ai nuk ka asgjë përveçse dashuri ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit.

Nasri ishte njëri ndër lojtarët më të pëlqyer nga fansat në Arsenal, mirëpo me largimin e tij te rivalët e Premierligës, Manchester City, gjërat ndryshuan, transmeton Gazeta Express.

Francezi ishte pjesë e Arsenalit për tre stinore, duke bërë 125 paraqitje në total, dhe sot ai do të luajë kundër topçinjve me klubin e tij të ri, rivalin tjetër, West Hamin, transmeton Gazeta Express.

“E kam shijuar kohën time në Arsenal shumë sepse kisha një trajner që më besonte. Ishte si një baba i dytë”, ka thënë Nasri.

“Kur e shikoj kohën mbrapa jam i lumtur për ato tri vite atje, mirëpo i zhgënjyer në të njëjtën kohë sepse kishim shumë kualitet. Është turp i vërtetë që nuk fituam ndonjë trofe me lojtarët dhe skuadrën që kishim, por kam kujtime të mira”.

“Arsen Wenger më bëri që ta kem këtë mentalitet për të shënuar gola dhe të besoj në kualitet e mia”.

“Edhe pse në të kaluarën kemi pasur disa fjalë me tifozët e Arsenalit, mirëpo siç kam thënë, nuk kam asgjë përveçse dashur për klubin sepse kam kaluar tri vite të mrekullueshme atje”.

Ndeshja mes West Ham dhe Arsenal zhvillohet sot prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 09:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera