Kthehu lart

​Napoli fiton Kupën e Italisë, përgjaket Roma (VIDEO)

​Napoli fiton Kupën e Italisë, përgjaket Roma (VIDEO) GazetaExpress

Napoli e ka fituar kupën e Italisë pasi në finale e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 3:1. Para kësaj ndeshje ka ndodhur një përleshje mes tifozëve të Napolit dhe atyre të Romës, në kryeqytetin italian. Katër tifoz janë të lënduar rëndë, derisa njëri është në rrezik për jetën.

Napoli është fitues i Kupës së Italisë. Napolitanen në finale e kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 3:1.

Lorenzo Insigne me dy gola të shpejtë, në minutën e 11-të dhe 17-të, kaloi Napiolin në epërsi 2;0.

Kurse, Juan Vargas, në minutën e 28-të, zvogëloi avantazhin e skuadrës së Rafa Benitezit në 1:2, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kurse, në pjesën e dytë, respektivisht në kohën shtesë skuadra e Napolit e ka thelluar epërsin në 3:1 me golin e Dries Mertensit.

Në këtë takim Valon Behrami është inkuadruar në lojë në minutën e 81-të në vend të autorit të dy golave, Insigne, derisa Blerim Xhemjali nuk ka luajtur asnjë minutë.

Para ndeshjes finalet të Kupës së Italisë, ka ndodhur një përleshje mes tifozëve të Napolit dhe atyre të Romës, në kryeqytetin italian.

Sipas mediave italiane gjatë këtyre përleshjeve ka pasur të shtëna armës. Katër tifoz janë të lënduar rëndë, derisa njëri është në rrezik për jetën.

Ky takim ka nisi me 40 minuta vonesë për shkak të situatës së tensionuar në stadiumin Olimpico të Romës dhe jashtë saj. 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 03 Maj 2014 23:39
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera