Kthehu lart

Mungon Ujkani, ftohet Avdyli

Mungon Ujkani, ftohet Avdyli GazetaExpress

Samir Ujkani nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për sfidat e radhës miqësore. Andaj, Albert Bunjaku i ka bërë ftesë portierit të Ferizajt, Ilir Avdyli.

Lista e Albert Bunjakut e prezantuar sot para gazetarëve ka pësuar ndryshimin e parë.

Portieri i Palermos, Samir Ujkani, nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet ndaj Turqisë e Senegalit, pasi është duke vuajtur nga një lëndim.

Kësisoj, Express mëson se përzgjedhësi Bunjaku ka ftuar në skuadrën e tij portierin e Ferizajt, Ilir Avdyli.

Ky i fundit do të jetë rezervist i Kushtrim Mushicës, pasi ky i fundit do ta ruaj portën kosovare në dy takimet e radhës.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 20 Maj 2014 00:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera