Kthehu lart

​Mourinho: Liverpooli ka qenë me fat

​Mourinho: Liverpooli ka qenë me fat GazetaExpress

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pretenduar se Liverpooli ka qenë me fat këtë sezon, gjatë rrugëtimit të tyre për t’i dhënë fund pothuajse tri dekadave pa u shpallur kampion i Anglisë.

Mourinho dhe skuadra e tij do ta vizitojnë Liverpoolin në Anfield, sot në orën 17:00 dhe tashmë janë 16 pikë larg rivalëve të tyre. “Djajtë e kuq” e kanë mundësinë t’i japin fund ecurisë së pamposhtur të kundërshtarëve të tyre, transmeton Gazeta Express.

Por, Mourinho, në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, e ka theksuar fatin e mirë që e ka pasur Liverpooli gjatë ndeshjeve të fundit kundër Evertonit, Bournemouthit dhe Napolit, si në Premierligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

“Natyrisht, ata kanë shumë besim në vete. Ata janë në vendin e parë në tabelën e ligës, ata e kanë këtë ndjenjë, e di atë ndjenjë, ndjenjën e të qenit me fat kur gjithçka po shkon mirë për ty”, ka thënë Mourinho.

“Ata e dinë se si e mposhtën Evertonin, ata e dinë se në ndeshjen e fundit, goli i parë u shënua nga një pozitë jashtë loje dhe ata e dinë se në ndeshjen kundër Napolit, mund të eliminoheshin në sekondat e fundit”.

“Ata e kanë këtë ndjenjë që edhe unë e kam pasur kur skuadrat e mia ishin në vendin e parë në tabelat e ligës dhe duket se gjithçka është duke shkuar sipas planeve të tyre”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 09:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera