Kthehu lart

Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje page

Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje page GazetaExpress

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, thotë se Mauro Icardi ka të drejtë që të kërkojë rritje page nga klubi zikaltër.

Agjentja e Icardit, që është bashkëshortja e tij, Wanda Nara, ka kërkuar një pagë prej 9 milionë eurove për stinor, transmeton Gazeta Express.

“Çdo vit është nga një problem për rinovimin e Icardit”, ka thënë Moratti.

“Mendoj se lojtari ka të drejtë që të mendojë për një kontratë më të mirë, mirëpo mendoj se klubi ka formuluar një strategji për ta mbajtur atë në ekip”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 12:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera