Kthehu lart

“Momente delikate për Italinë”

“Momente delikate për Italinë” GazetaExpress

Pash fishkëllimave të mbrëmshme të tifozëve italianë në Genoa në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Ukrainës, e cila përfundoi pa fitues, dhe Lorenzo Pellegrini e ka quajtur moment delikat.

Italia kaloi në avantazh e para, mirëpo Ukraina e drejtuar nga legjenda e Milanit, Andrie Shevchenko, arriti ta barazoi rezultatin, transmeton Gazeta Express.

Italia nuk ka fituar që nga shtatori i vitit 2017, dhe mbrëmë lojtarët kanë pranuar fishkëllima nga të pranishmit.

“E kuptojmë edhe ne, është një moment delikat”, ka thënë pas ndeshjes mesfushori i Romës.

“Ne i bëmë disa gjëra të mira. Një fitore do të sillte gjëra të mira, dhe ne kërkojmë falje që nuk arritëm fitore”.

“Tani të mendojmë për të dielën, është një ndeshje e rëndësishme kundër Polonisë”.

Italia do të ndeshet me Poloninë në kuadër të Ligës së Kombeve të dielën Chorzow. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Tetor 2018 12:33
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera