Kthehu lart

​Messi merr vendimin përfundimtar për Kombëtaren e Argjentinës

​Messi merr vendimin përfundimtar për Kombëtaren e Argjentinës GazetaExpress

Sipas televizionit argjentinas, TN, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka shprehur Federatës së Futbollit të Argjentinës dëshirën për t’u kthyer në skuadrën e Kombëtares argjentinase para turneut të Kupës së Amerikës, që zhvillohet në Brazil në vitin 2019.

31-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e turneut të Kupës së Botës në Rusi dhe do të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të këtij muaji, transmeton Gazeta Express.

Në Rusi, Kombëtarja e Argjentinës u eliminua nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-2, por Messi arriti të shënojë në fitoren e vetme të tyre në këtë turne, kundër Nigerisë. Megjithatë, ai e humbi penalltinë kundër Islandës.

Por, tani duket se ai është më afër kthimit të tij se kurrë më parë dhe TN pretendon se ylli i Barcelonës ia ka vënë syrin turneut të Kupës së Amerikës. Për këtë gjë, ai u takua me presidentin  e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, në Madrid javën e kaluar.

Gjatë këtij takimi, Messi thuhet se e ka shprehur dëshirën për t’u kthyer kurdo që trajneri e sheh të arsyeshme ta thërrasë atë, pasi që ai nuk dëshiron t’i japë fund karrierës së tij me Argjentinën në mënyrë zhgënjyese, pas dështimit në Kupën e Botës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera