Kthehu lart

Mesazhi enigmatik i Neymarit pas lajmeve se e kërkon kthimin në Barcelonë

Mesazhi enigmatik i Neymarit pas lajmeve se e kërkon kthimin në Barcelonë GazetaExpress

Neymari i ka postuar disa video të shkurtëra të të birit në rrjetin social Instagram, duke ua bashkuar një tekst në të cilin flet për "thirrjet e rreme", "lajmet e rreme" dhe "gënjeshtrat".

Menjëherë pas babait të vet Neymar Santos Sr. edhe ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka mohuar lajmet se i është përgjëruar Barcelonës ta kthejë në klub, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë në kontakt me klubin katalonas që prej largimit më 2017.

El Mundo raportoi sot se Neymar i kishte telefonuar Barçës plot pesë herë duke iu përgjëruar ta kthejë në klub. 

Ai është treguar më i qartë se përfaqesuesit e tij. Neymari i postoi tri storje në llogarinë e vet në Instagram, në të cilat i biri i tij paraqitet me fytyra të ndryshme. 

Mesazhi i Neymarit në të tri storjet: "Këtu po i vështroj thirrjet e rreme. Këtu po zemërohem me gënjeshtrat. Dhe këtu, kur miqtë vijnë të më flasin, unë i bëj këtë fytyrë që nuk kuptoj asgjë". /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 20:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera