Kthehu lart

Menaxheri: Joshua do t’i shtypë me këmbë në ring Wilderin dhe Furyn

Menaxheri: Joshua do t’i shtypë me këmbë në ring Wilderin dhe Furyn GazetaExpress

Dueli i peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka mahnitur edhe rivalin e tyre kryesor në këtë Divizion, Anthony Joshua, që pret të ballafaqohet me njërin prej tyre në prill të vitit 2019.

Për momentin nuk ka asnjë detaj në lidhje me rivalin që Joshua do të ketë në sfidën që do të zhvillojë më 13 prill në “Wembley”, por për menaxherin e tij Eddie Hearn emri i rivalit nuk ka asnjë rëndësi.

“Joshua do t’i shtypë me këmbë si Wilder ashtu dhe Fury në ring, këto që të ketë përballë”, tha Hearn.

“Ajo ishte një sfidë mjaft e bukur dhe mendoj se fansat u argëtuan. Të dy janë boksierë të mëdhenj, por Joshua do t’i shkatërronte shumë kollaj në ring. Madje Joshua do t’i mposhte të dy me “KO””.

“Unë ju premtoj boksierëve se nëse do të kenë kurajo dhe dëshirë Joshua do të përballet me të dy në të ardhmen dhe do t’i mundë shumë kollaj”, u shpreh më tej Eddie Hearn. /TeleSport/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera