Kthehu lart

Me minj që kushtojnë nga 1 euro, kështu do t’i hakmerren tifozët e Atleticos portierit Courtois

Me minj që kushtojnë nga 1 euro, kështu do t’i hakmerren tifozët e Atleticos portierit Courtois GazetaExpress

Tifozët e Atletico Madrid nuk kanë qenë aspak të kënaqur me transferimin e Thibaut Courtois te Real Madrid.

Gjithashtu, 26-vjeçari ka edhe një pllakë jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, bashkë me lojtarët e tjerë që kanë luajtur 100 ndeshje me klubin.

Një përdorues i Twitter ka bërë shaka duke thënë se ajo pllakë nuk do të qëndrojë e pastër edhe për shumë kohë. Transferimi i tij te Reali ka qenë i papranueshëm për ish-tifozët e tij, të cilët kanë gati një plan kur ai të vizitojë “Wanda Metropolitano” me “Los Blancos”.

Në fakt, në Twitter ka filluar një nismë që i fton tifozët të blejnë minj lodër te Ikea, për vetëm 1 euro, për t’ia hedhur Courtois gjatë ndeshjes. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 11:50
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera